E diel, 23 Shkurt, 2025

Me draftin e ri, pagat e arsimtarëve më të ulëta, të mësuesve rriten për 2 euro

- Advertisement1-

Drafti i ri i Projektligjit për pagat në sektorin publik – jofinal sipas qeveritarëve – parashikohet t’ua rrisë të ardhurat punëtorëve, por nuk parasheh domosdoshmërisht paga më të larta për të gjithë, krahasuar me ligjin e mëparshëm.

Për shembull, drafti i ri jofinal i Projektligjit për pagat në sektorin publik, i projektuar nga Qeveria Kurti parashikon paga më të ulëta për arsimtarët nga sa parashihej nga ligji i mëparshëm, i miratuar gjatë qeverisjes Haradinaj.

- Advertisement -

Ligji për Pagat e Sektorit Publik, ishte miratuar nga Kuvendi gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt, por punëtorët e sektorit publik nuk i morën asnjëherë pagat e rregulluara sipas atij ligji, që njëherë u pezullua, e më pas u shfuqizua, pas një vendimi të Gjykata Kushtetuese.

Me ligjin e Haradinajt, pagat e mësuesve e klasave 1-5 parashihej të ishin 549,7 euro. Ndërkaq mësuesit e klasave 6-9 do të paguheshin me 585,55 euro në muaj. Sipas atij ligji, paga përllogaritej deri në koeficientin 10 (1:10). Ndërsa vlera e koeficientit ishte 239.

Drafti i ri i projektligjit për pagat e sektorit publik tash, nuk i ndan këto dy kategori mësimdhënësish. Sipas tij, mësimdhënësit në shkollë fillore dhe të mesme të ulët do t’i marrin 552 euro në muaj. Për mësuesit (1-5) i bie një rritje 2 eurosh prej ligjit të shfuqizuar të Haradinajt, ndërsa për arsimtarët (6-9), i bie 33,55 euro më pak nga sa do t’i merrnin me ligjin e Haradinajt.

Drafti i ri ka koeficientët deri në 20. Vlera e koeficientit nuk caktohet me ligjin për paga, por mediat kanë raportuar se ajo vlerë do të jetë 120 euro.

Koeficienti i mësimdhënësit e shkollave fillore kanë koeficient 4.6, ndërsa të së mesmes kanë koeficent 4.9.

- Advertisement -rrrrrrr

Mësimdhënësve të shkollave të mesme, të cilët me ligjin e Haradinajt do të merrnin 621 euro në muaj, me draft-in e Qeverisë Kurti parashihet të marrin 588 euro.

Ekzistimin e një drafti të projektligjit për pagat e sektorit publik e ka mohuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se vlera e koeficientit nuk do të jetë as pjesë e ligjit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....