E premte, 22 Nëntor, 2024

Me çfarë ta zëvendësosh kafenë, nëse ke nevojë për energji

- Advertisement1-

Shumica prej nesh kemi nevojë për dozën e kafesë dhe nuk e fillojmë dot ditën pa të. Për disa njerëz kafeja është e domosdoshme jo vetëm në mëngjes, mirëpo konsumimi i saj në sasi të mëdha nuk është i këshillueshëm.


Ekspertët e AgroWeb.org kanë përpiluar një listë me disa prej ushqimeve, të cilat kanë të njëjtën veçori si kafeja në aspektin e energjisë. Avantazhi që kanë këto produkte është se jo vetëm që janë natyrale, por nuk kanë efekte anësore sa i përket ankthit dhe stresit.

- Advertisement -
Tërshëra

Ky drith ka një nivel të ulët glicemi dhe ofron energji afatgjatë dhe të qëndrueshme për të gjithë paraditen. Tërshëra për më tepër ndihmon edhe në prodhimin e serotoninës që na ndihmon të shmangim stresin dhe të kemi një kujtesë më të mirë.

Nenexhiku

Barishtet si nenexhiku, rukola e të tjerë janë të plotfuqishme përsa i përket energjisë që i japin organizmit. Vetëm aroma e kësaj barishteje ofron një energji të menjëhershme, largon lodhjen dhe rikthen vëmendjen. Për më tepër, një studim pretendon se njerëzit që nuhasin erën e nenxhikut çdo dy orë humbasin mesatarisht 2.5 kg në muaj nga pesha.

Farat e susamit dhe chia

Këto fara janë plot me magnez, i cili kthen sheqerin në energji. Fibrat dhe yndyrnat e shëndetshme ndihmojnë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe sigurojnë një energji të vazhdueshme. Farat chia gjithashtu janë ofruese të energjisë sepse përmbajnë fibër, proteinë dhe yndyrna të shëndetshme.

Fasulet, avokadot, qiqrat

Të gjitha produktet e pasura me Vitaminën B mundësojnë rritjen e energjisë, ndërsa enzimat folike të B9 janë të pazëvendësueshme për sintezën e ADN-së dhe funksionimin e mirë të trurit. Vitamina B9, B12 dhe B6 kosiderohen tre musketierët e vitaminave që janë përgjegjës për mbajtjen nën kontroll të niveleve të larta të homocistinës që shoqëron sëmundjet e zemrës.

- Advertisement -rrrrrrr

Hurmat e Arabisë

Ato janë të mbushura me sheqerna natyralë që përfshijnë: fruktozën, sukrozën dhe glukozën. Kjo i bën ato një ushqim të favorshëm për ata që kanë nevojë të rrisin nivelet e energjisë. Fibrat që ato përmbajnë do të parandalojnë shpërthimet e pakontrolluara të sheqerit në gjak siç ndodh me ëmbëlsira të tjera.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...