E martë, 25 Shkurt, 2025

Më 4 dhe 13 qershor do të mbahet matura shtetërore në Maqedoni

- Advertisement1-

4 dhe 13 qershori janë datat kur maturantët duhet t’i nënshtrohet maturës shtetërore. Por një pjesë e nxënësve kërkojnë heqjen e provimit për shkak pandemisë dhe orëve të humbura, e pjesa tjetër janë dakord që provimi të mbahet.

Kryetari i Unionit për Shkollat e Mesme, Luka Paviqeviq, tha se një nga kërkesat e tyre në takim me kryeministrin ishte që mos të përfshihet materiali i kohës kur mësimdhënësit ishin në grevë, e pasi janë pranuar kërkesat e tyre është vendosur që matura shtetërore të mbahet. Shton se në kontakt kanë qenë edhe me nxënësit të cilët kërkojnë heqjen e maturës shtetërore, por sipas Unionit kjo do të ishte në dëm të nxënësve.

- Advertisement -

“Definitivisht ka nxënës të cilët dëshirojnë heqjen e maturës shtetërore, por sipas nesh nëse matura shtetërore hiqet do të dëmtohen nxënësit të cilët dëshirojnë të regjistrohen jashtë vendit, nuk e dimë reagimin e fakulteteve shtetërore dhe është e dëmshme për kualifikimin i cili që nuk është i pranuar ndërkombëtarisht dhe për këtë vlerësojmë se duhet të ketë maturë shtetërore”- deklaroi Luka Paviqeviq, kryetar i Unionit të nxënësve në shkollave e mesme.

Gjorgji Jaçev nga organizata joformale që kërkon që provimet të mos mbahen, thotë se janë rreth 6 mijë nxënës që kanë kërkesë të këtillë. Këtë numër e bazon në grupin të formuar online në një rrjet social. Thotë se ankesa kanë dërguar edhe deri Ministria e Arsimit.

“Ne duam që gjenerata jonë të lirohet nga matura shtetërore për shkak të cilësisë së arsimit. Kemi dërguar kërkesë deri tek MASh para tre ditëve, ku mblodhëm nënshkrime nga i gjithë shteti dhe janë dërguar MASh nga ku presim përgjigje”- tha Gjorgji Jaçev, organizata joformale.

Drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Elizabeta Naumovska, tha se kërkesat për heqjen e provimit të maturës kërkojnë kohë dhe ndryshime ligjore në Kuvend. Sipas saj edhe këtë vit do të zbatohet koncepti i njëjtë i provimit sikurse vitin e kaluar. E sa i përket reagimeve të nxënësve për heqjen e maturës shtetërore tha se deri tani nuk janë drejtuar zyrtarisht dhe nuk ka njohuri se kush janë organizatorët.

“Pas protestave të maturantëve ata biseduan edhe në Kuvend edhe në MASh dhe me kryeministrin e atëhershëm Zoran Zaev që të hiqet testi i tretë ekstern për lehtësim për shkak pandemisë, mësimit online dhe pengesave tjera, por edhe t’i mundësohet nxënësve në përputhje me ligjin të regjistrohen në arsimin e lartë në vend dhe jashtë vendit, sepse pa maturë shtetërore Ligji për arsim të lartë nuk lejon regjistrim në fakultet në Maqedoni dhe në vendet e huaja”- Elizabeta Naumovska, drejtoresha e Qendrës shtetërore të provimeve.

Naumovska gjithashtu thotë se nxënësit kanë të drejtë t’i nënshtrohet provimit përfundimtar por sipas ligjit nuk kanë të drejtë pa iu nënshtruar provimit të maturës shtetërore të regjistrohen në fakultet./TV21/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...