E diel, 25 Shkurt, 2024

Më 27 shtator rikthehet mësimi në shkolla në Shqipëri, ja si do të organizohet

- Advertisement1-

Më 27 Shtator nis viti i ri shkollor 2021-2022. Edhe këtë vit procesi mësimor në sistemin 9-vjeçar dhe të mesëm do të zhvillohet me turne dhe më orar të reduktuar në pjesën më të madhe të shkollave në mbarë vendin.


Përjashtim bëjnë vetëm ato institucione që kanë deri në 20 nxënës në klasë, kryesisht janë shkollat në zonat rurale. Për të gjitha këto institucione ora mësimore do të jetë 45 minuta. Ndërsa për shkollat që kanë numër të lartë nxënësish, klasat do të ndahen në dy grupe dhe mësimi do të jetë 30 minuta.

- Advertisement -

Sipas udhëzimeve të miratuara nga Minsitria e Shëndetësisë në çdo shkollë duhet të zbatohen rregullat e distancimit fizik dhe masave anti-Covid. Prindërit çdo ditë duhet të plotësojnë një formular ku të deklarojnë se asnjë person në familjen e tyre nuk është infektuar me COVID-19. Po ashtu prindërit, dhe personat e tjerë që jetojnë me ta, duhet të deklarojnë statusin e tyre të vaksinimit.

Sipas këtij udhëzimi çdo mësues duhet të jetë i vaksinuar para datës nisjes së procesit mësimore dhe të dorëzojnë kartën e vaksinimit pranë drejtorisë së shkollës. Në rast të mos vaksinimit duhet të dorëzojnë një arsyetim nga mjeku i familjes për arsyen e mosvaksinimit.

Në këtë udhëzim përcaktohet se ”Gjatë procesit mësimor, mësuesi qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mësuesit e tjerë. Dhe mban në mënyrë të detyrueshme maskën përgjatë gjithë kohës pavarësisht statusit të tij të vaksinimit”.

- Advertisement -

Maska është kusht edhe për nxënësit mbi 12 vjeç. Ndërsa për më të vegjlit rekomandohet por nuk e kanë me detyrim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Bujar Hajdarmataj: Sfidat e ushtrimit të profesionit të mësuesit

Rrallë mund të gjesh një profesion tjetër përveç mësuesisë ku mësimdhënësit janë obliguar e...

Mësuesit shqiptarë të shqetësuar: Të rinjtë flasin më mirë anglishten se shqipen

2024 është “Viti i Gjuhës Shqipe”, shpallur nga Ministria e Arsimit, për të treguar...

Nga Malvina Lamçe Rista: Shkëputur nga ditari i një ish-nxënëseje dikur…Sot mësuese

Dita kur mësuesja jote të kish' folur, ngritur zërin, apo kritikuar, ishte dita më...

Anulohet tenderi mbi 330 mijë euro për digjitalizim të procesit arsimor në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka anuluar procedurën e prokurimit për digjitalizim të procesit edukativo-arsimor për...