E enjte, 23 Janar, 2025

Më 2 tetor fillon Festivali Mbarëkombëtar “Mollëkuqet” – flet drejtoresha Arta Haziri-Nuhiu

- Advertisement1-

Më 2 tetor fillon Festivali Mbarëkombëtar “Mollëkuqet” i cili do të realizohet nga ora 12:00 në resortin turistik “Vali Ranch Resort & Congress Center” në qytetin e Gjilanit.


Drejtoresha e Festivalit te këngës për fëmijë “Mollëkuqet”, Arta Haziri-Nuhiu ka thënë për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) se ky festival organizohet nga QKA “Mollëkuqet” qendër kjo që numëron 10 përfaqësime shtetërore në festivale internacionale.

- Advertisement -

Ajo thotë se si qendër janë shpërblyer me çmime dinjitoze nga secili prej tyre, në shtetet si në vijim: Slloveni, Maçedoni, Itali, Bjellorusi, Lituani, Estoni etj. Gjithashtu organizon festivalin e parë internacional të llojit të vet “RISING STARS” me 3 edicione të mbajtura, duke sjellur kështu 32 shtete të botës me 170 garues.

“Festivali “Mollëkuqet” numëron 8 edicione të mbajtura dhe qëllimin kryesor e ka zbulimin e talentëve të rinjë dhe njohja e tyre me bashkëmoshatarët dhe artistët e rinjë mbarkombëtarë, popullarizimi dhe përhapja e krijimtarisë së ndryshme te të rinjët, forcimi I lidhjeve miqësore, njohja e fëmijëve me realitetin kosovar dhe dhënia e një mundësie për të treguar tiparet kombëtare tona, shkëmbimi ndërkulturor etj. Gjatë këtyre ditëve të festivalit pjesëmarrës do të jenë rreth 15 pjesëmarrës nga këto shtete: Maqedonia, Shqiperia, Mali I Zi, Kosova dhe Lugina e Presheves. Ky projekt ndihmon në ruajtjen dhe rritjen e kulturës kosovare, shkëmbimin e të rinjëve dhe të rejave”, thotë ajo për “Kids of Kosova”.

Drejtoresha Haziri-Nuhiu më tej thotë se festivali ka kosto bukur të lartë, por mbështetja ka qenë minimale për t’a realizuar këtë project.

“Aktualisht ne mbështetemi nga restorti turistik Vali Ranch Resort”, ka deklaruar ajo.

- Advertisement -rrrrrrr

/Kids of Kosova/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Malvina Rista: Rëndësia e respektimit të figurës së mësuesit

Mësuesi është shtylla kurrizore e shoqërisë. Nëpërmjet përkushtimit të tij, ai formon mendjet dhe...

Kjo është gjendja e nxënësve që u kafshuan nga qeni në Shirokë të Suharekës

Katër nxënës kanë pësuar lëndime nga sulmi i qenit brenda shkollës fillore “17 Shkurti”...

Mësuesja Majlinda Lipo – 35 vite kontribut në arsim

Majlinda Lipo, mësuese e TIK në Gjimnazin "Ismail Qemali" në Tiranë, ka një karrierë...

Nga Malvina Lamçe Rista: Dashuria për fëmijët dhe pasioni për mësimdhënien

Ka diçka të jashtëzakonshme në shpirtin e një mësuesi, diçka që nuk mund të...