E enjte, 10 Tetor, 2024

Më 19 nëntor mbahet Olimpiada Matematike e Gjilanit

- Advertisement1-

Shkruan: FESTIM SHKODRA , koordinator i OMGJ 2023

Më 19 nëntor 2022, me fillim në ora 10:00 do të mbahet Olimpiada Matematike e Gjilanit – OMGJ 2023, për nxënësit e klasave të IX të SHMU si dhe nxënësit e klasave X, XI e XII të SHML.

- Advertisement -

Kjo olimpiadë do të mbahet në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, nën organizimin e Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës (ShMK) dhe përkujdesjen e DKA-së në Gjilan. Në ora 10:00 fillon sistemimi i garuesve dhe do të mbahet një fjalë rasti para tyre dhe mysafirëve të pranishëm.

OMGJ 2023 mbahet njëkohësisht me Olimpiadat e XV Matematike Komunale që mbahen në tërë Kosovën, më 19 nëntor 2022. Pra kjo ditë, do të jetë festë e matematikës në tërë Kosovën. Testi i olimpiadave komunale pra mbahet njëkohësisht në tërë Kosovën, në orarin 11:00-13:00. Testet e këtyre olimpiadave janë përgatitë nga ShMK dhe janë të njëjta në tërë Kosovën, varësisht nga klasa. Nga OMGJ 2023 do të përzgjedhet ekipi përfaqësues i Komunës së Gjilanit që do të marrë pjesë në Olimpiadën XV Matematike të Kosovës – OMK 2023. Në ekip do të marrin pjesë fituesit e tre vendeve të para në OMGJ 2023, nga secila klasë.

Olimpiada XV Matematike e Kosovës – OMK 2023, për nxënësit e klasave IX, X, XI e XII do të mbahet më 3.12.2022, në ora 10:00, në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë. Testet e OMK-së do të bazohen në standardin e arritshmërisë së gjimnazit, drejtimi shkencor, të klasës përkatëse si dhe në testet e ngjashme të Olimpiadave Ndërkombëtare të Matematikës.

Në webfaqen e ShMK-së: http://kms-ks.org/omk mund të shkarkohen materiale dhe mund të gjenden vegëza interneti për përgatitje të garuesve.

Nga OMK 2023 përzgjedhet ekipi prej 6 nxënësve që do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e LXIV Matematike Ndërkombëtare – IMO 2023, e cila do të mbahet në Chiba, në Japoni më 02-13.07. 2023, ku Kosova merr pjesë për herë të trembëdhjetë në cilësinë e anëtarit me të drejta të plota.

- Advertisement -rrrrrrr

Nga OMK 2023 përzgjedhet edhe ekipi prej katër vajzave që do të përfaqësojë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e XII Evropiane të Matematikës për Vajza – EGMO 2023, e cila do të mbahet në qytetin Portorož, në Slloveni më 13-19.04.2023. Po ashtu, nga Olimpiada Matematike e Kosovës do të përzgjedhen nxënësit nga klasa IX që do të përfaqësojnë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e IV Matematike Kosovë – Shqipëri (KAMO 2023), e cila do të mbahet në muajin korrik në vitin 2023.

Për teste përzgjedhëse garuesit do të njoftohen pasi të publikohen rezultatet përfumdimtare të OMK 2023.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Fiqiri Çifliku: Teknologjia dhe mirëqenia e fëmijëve si kambanë alarmi në Ditën Botërore Të Shëndetit Mendor

Shkrim nga Fiqiri Çifliku, ekspert i arsimit për Albanian Education   Rasti i vetëlëndimit të nxënësve...

Ambient i këndshëm dhe i pastër në shkollën “Emin Duraku” në Prizren

Shkolla " Emin Duraku" në Prizren ka publikuar disa fotografi ku shihet ambient i...

Nobelin për Letërsi e fiton autorja Han Kang nga Koreja e Jugut

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2024 i është dhënë autores koreano-jugore Han Kang...

Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë themelon Këshillin e nxënësve, kryetare zgjedhet Riga Lahu

Shkolla "Ismail Qemali" në Prishtinë ka themeluar edhe Këshilli i Nxënësve në nivel shkolle. Kryetare...