Mbyllja e shkollave në Shqipëri: Ministria e Arsimit bën njoftimin e rëndësishëm për prindërit

- Advertisement -

Për shkak të motit të keq shkollat në të gjithë vendin do të jenë të mbyllura nga e Hëna në të Mërkurë. Lajmin e bëri të ditur ministrja Evis Kushi vetëm pak ditë më parë.

- paragrafi 1 -

Ajo ka dhënë një tjetër njoftim, por këtë herë për prindërit.

- Advertisement -

Ministrja Kushi ka bërë të ditur se njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare.

Postimi i saj:

“INFORMIM PËR PRINDËRIT

- Advertisement -

Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme. Ju uroj të dielë të qetë!”.