Mbyllet grupi ku përgatitej për kopjim në Testin e arritshmërisë

- Advertisement -

Rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta sot i janë nënshtruar fazës së dytë të Testit të Arritshmërisë.

Por, edhe në këtë fazë sikurse në fazën e parë pyetjet e këtij testi janë publikuar në rrjetet sociale.

- Advertisement -

Një nga grupet që u hap me qëllim që të ndihmohen nxënësit i nënshtrohet sot Testit të Arritshmërisë, është mbyllur.

Arsyeja e mbylljes së grupit, sipas njërit prej adminëve është sepse bisedat janë shpërndara në gazeta dhe media.

- Advertisement -

Në grupin në ‘Facebook’ janë rreth 4 mijë anëtarë, kurse në grupin në ‘Viber’ rreth 2 mijë.Pyetjet e testeve janë nga Matematika, Informatika, Shkencat Natyrore, Fizika dhe Kimia.