E diel, 10 Nëntor, 2024

Mbyllet kampanja për shaminë: Organizatorët thonë se Ministria e Arsimit do ta lejojë shaminë në shkolla

- Advertisement1-

Durim Berisha, njëri nga iniciuesit e nismës për ndryshimin e udhëzimit administrativ që ua ndalon vajzave nën moshën 18 vjeçare bartjen e mbulesës në shkolla ka bërë të ditur se do ta shpallin të përfunduar këtë kampanjë.

Kjo pasi ai thotë se kanë marrë garanci nga Ministria e Arsimit për ndryshimin e këtij udhëzimi.

- Advertisement -

Berisha ka thënë se në rast Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit nuk përmbush detyrimin ligjor, ashtu si ka premtuar do të shfrytëzojnë të gjitha mjetet juridike në fuqi për të siguruar ligjshmërinë.

“Njoftojme opinionin publik se pas konfirmimit se kërkesa për anulim të nenit 3 paragrafi 1.13 të Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2014 është marrë serioziosht dhe garancive që kjo dispozitë do të fshihet para fillimit të vitit të ri shkollor, kampanja #ndryshojeni_ua_për_shaminë shpallët e përfunduar”, shkruan ndër të tjera ai.

Njoftimi i plotë:

KAMPANJA #NDRYSHOJENI_UA_PËR_SHAMINË SHPALLET E PËRFUNDUAR
Njoftojme opinionin publik se pas konfirmimit se kërkesa për anulim të nenit 3 paragrafi 1.13 të Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2014 është marrë serioziosht dhe garancive që kjo dispozitë do të fshihet para fillimit të vitit të ri shkollor, kampanja #ndryshojeni_ua_për_shaminë shpallët e përfunduar.

Peticioni online për 48 orë ka mbledhur mbi 20 000 nënshkrime nga të cilat 45% femra. Të dhënat personale do të asgjësohen në bazë të legjislacionit në fuqi.
Falendërojmë secilin person që ka përkrahur këtë nismë fisnike, përmes të cilës është synuar t’i ipet fund diskriminimit dhe të garantohet qasje e barabartë në arsim.
Jemi të lumtur për përkrahjen pa dallim gjinie, besimi dhe etnie.
Falenderojmë ato media të cilat kanë raportuar paanshëm dhe objektivisht për kampanjën.

Pavarësisht tendecave që t’i ipet kahje tjetër kësaj kampanje, përmes shpifjeve dhe raportimeve dezinformuese, ato ishin raste të izoluara dhe pa efekt.
Ju sigurojmë se në rast se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit nuk përmbush detyrimin ligjor, ashtu si ka premtuar se do ta bëj, do të shfryzëtojmë mjetet juridike në fuqi për të siguruar ligjshmërinë.
Nga sot ju kërkojmë që të ndaloni së komentuari nëpër postimet e bartësve të funksioneve publike.

- Advertisement -rrrrrrr

Ju njoftojmë se çdo përdorim tani e tutje i hashtagut #ndryshojeni_ua_për_shaminë nuk ka asnjë lidhje me kampanjën dhe iniciatorët e saj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

21 inspektorë për 23 mijë mësues

Performanca e punës së mësimdhënësve në Kosovë është në duart e një numri të...

Raporti i ekspertëve për tekstet shkollore – Si dyshohet që u keqpërdorën 6.3 milionë euro?

Raporti i dalë nga puna e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të...

Ky qytet mban rekord për numrin më të lartë të analfabetëve në Shqipëri

Tirana ka numrin më të lartë të analfabetëve në Shqipëri, me rreth 9,627 persona....

ZANATET: 57.8% e nxënësve në shkollat profesionale, gjejnë punë pas diplomimit

Qeveria do t’i japë më shumë fokus nxitjes së të rinjve drejt arsimit profesional...