Mbyllet edicioni i 3-të i shkollës verore “Jam Shqiptar”: Nxënësit nga diaspora mësuan për gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare
nder titull
- Advertisement5 -
Pas një rrugëtimi të këndshëm prej 10 ditësh, përmes historisë, gjuhës dhe kulturës shqiptare, Shkolla Verore “Jam Shqiptar” mbylli edicionin e saj të 3-të, shkruan AlbanianEducation.net.
- paragrafi 1 -
Shkolla Verore “Jam Shqiptar” realizohet me mbështetjen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Agjencisë Kombëtare të Diasporës, dhe Qendrës së Botimeve për Diasporën.
- Advertisement - M1
- Advertisement - m2
Njoftimi i plotë i Ministrisë të Jashtme:
Mbyllet me sukses Edicioni i 3-të i Shkollës Verore “Jam Shqiptar” – një rrugëtim fantastik prej 10 ditësh i njohjes me Atdheun të 20 vajzave e djemve nga diaspora jonë në Zvicër.
Përgjatë muajit Korrik, të rinjtë patën mundësi të afrohen më shumë me gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare përmes mësimit të gjuhës shqipe, vizitave kulturore e historike, si dhe aktiviteteve të shumta kreative që lidhen me identitetin tonë kombëtar.
Shkolla Verore “Jam Shqiptar” realizohet me mbështetjen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Agjencisë Kombëtare të Diasporës, dhe Qendrës së Botimeve për Diasporën.
Kjo faqe përdor “cookies” për t'ju dhënë përvojën më të mirë në faqen tonë.
Duke vazhduar të përdorni faqen tonë të internetit pa ndryshuar cilësimet, ju jeni dakord për përdorimin e tyre.
Për më shumë informata ju lutem drejtohuni tek
“Politika e Privatësisë”.