E mërkurë, 22 Janar, 2025

Mbyllen shkollat për një javë në rajonet e prekura pas tërmetit në Turqi

- Advertisement1-

Shkollat në 10 qytetet dhe provincat e prekura nga tërmeti në Turqi do të mbyllen për një javë, ka thënë zëvendës-presidenti i vendit, Fuat Oktay.

Qytetet dhe provincat e prekura janë: Kahramanmaraş, Hatay, Gaziantep, Osmaniye, Adıyaman, Malatya, Şanlıurfa, Adana, Diyarbakır, Kilis.

- Advertisement -

Oktay gjithashtu tha se fluturimet drejt dhe nga aeroporti në Hatay janë pezulluar, teksa aeroportet në Maras dhe Antep janë gjithashtu të mbyllura për fluturimet civile, shkruan BBC.

Më shumë se 660 viktima deri tani numërohen në Turqi si pasojë e tërmetit vdekjeprurës që goditi vendin dhe një pjesë të shtetit sirian.

Tërmeti katastrofik, ishte me magnitudë prej 7.8 shkallë të Rihterit.

Përditësimet e mëngjesit të sotëm nga zyrtarë turk, ishin se numri i viktimave ishte 500 por me paralajmërimin se ai mund të rritej nga ora në orë./

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Plani Individual i Edukimit dhe fëmijët me nevoja të veçanta në shkollë…

Plani Individual i Edukimit (PEI) është një dokument i personalizuar për fëmijët me nevoja...

Miti i të mësuarit të gjuhës nga ekranet: Pse fëmija juaj nuk e zotëron anglishten?

"Shumë prindër besojnë se fëmijët mësojnë anglishten nga ekranet, por në fakt, kjo metodë...

Nga Malvina Lamçe Rista: Dashuria për fëmijët dhe pasioni për mësimdhënien

Ka diçka të jashtëzakonshme në shpirtin e një mësuesi, diçka që nuk mund të...

E rrezikshme: Disa nxënës rrezikojnë jetën e tyre që të marrin borë nga terasa e shkollës

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Musa...