Mblidhet SBASHK-u, tregon a do të ketë veprime sindikale
nder titull
- Advertisement5 -
Kryesia e SBASHK-ut ka deklaruar sot, më 20 gusht, se mbetet e gatshme për dialog me institucionet apo për veprime sindikale, përfshirë grevën e përgjithshme, nëse kërkesat legjitime të anëtarësisë nuk realizohen.
- paragrafi 1 -
Në mungesë të institucioneve funksionale, SBASHK-u shpreh shqetësim për mungesën e dialogut dhe thekson se, sapo të krijohen institucionet, do të veprojë në përputhje me vendimet e Kongresit të jashtëzakonshëm.
- Advertisement - M1
Njoftimi i plotë:
Duke respektuar vendimin e Kongresit të Jashtëzakonshëm për angazhime, që me dialog me Qeverinë dhe MASHTI-n deri më 20 gusht të realizohen kërkesat legjitime të anëtarësisë, e nëse institucionet nuk tregojnë gatishmëri për dialog të bëhen përgatitje për veprime sindikale, Kryesia e SBASHK-ut mbajti sot, më 20 gusht, takim dhe, në konsultim edhe me shumë prej kryetarëve të nivelit komunal e të universiteteve, analizoi situatën aktuale duke shprehur shqetësim për moskrijimin e institucioneve, me të cilat do të zhvilloheshin takime dhe do të provohej fillimisht që me dialog të zgjidheshin kërkesat legjitime të anëtarësisë.
Në rast se vullneti i institucioneve për dialog do të mungonte, atëherë do të ndërmerreshin veprime sindikale, pa përjashtuar as grevën e përgjithshme.
Duke parë se ende nuk kemi institucione me të cilat do të dialogonim, apo ndaj të cilave do të drejtoheshin veprimet sindikale, SBASHK-u deklaron se është i gatshëm për veprime – qoftë për takime e dialog, qoftë për veprime sindikale e greva – dhe kështu do të veprojë, duke respektuar zërin e anëtarësisë me të krijuar institucionet e shtetit tonë.
Kjo faqe përdor “cookies” për t'ju dhënë përvojën më të mirë në faqen tonë.
Duke vazhduar të përdorni faqen tonë të internetit pa ndryshuar cilësimet, ju jeni dakord për përdorimin e tyre.
Për më shumë informata ju lutem drejtohuni tek
“Politika e Privatësisë”.