E shtunë, 7 Shtator, 2024

Mblidhet SBASHK: Diskuton për vlerën e koeficientit të pagave – ky është vendimi që merr

- Advertisement1-

SBASHK mbajti sot takim me kryetarët e Sindikatave komunale të arsimit parauniversitar (SKAP) dhe kryetarin e SUSHK-ut.

Kryetari Rrahman Jasharaj i njoftoi pjesëmarrësit e takimit me angazhimet që i ka bërë SBASHK-u qe nga mbledhja e kaluar dhe pas diskutimeve që u zhvilluan, doli kërkesa që të formohet komisioni për hartimin e Draft-Kontratës Kolektive të Arsimit të Kosovës, i cili do t’i dorëzohet MASHTI-t.

- Advertisement -

Unanimisht u vendos që SBASHK-u të fillojë iniciativën qytetare për ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti duke mbledhur mbi 10 mijë nënshkrime nga anëtarësia dhe qytetarë për ta dërguar në Parlament për procedurat gjegjëse dhe për ndryshimet, duke kthyer pikën 6 të nenit 8 të Ligjit bazik.

Nga takimi doli kërkesa që t’i drejtohet MASHTI-t dhe Qeverisë, për ngritje të vlerës së koeficientit të pagave prej së paku 30% me rishikim të buxhetit të vitit 2024 ose me vendim të Qeverisë, por kjo ngritje të fillojë së zbatuari me pagën e muajit shtator 2024. /AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësimdhënësi Haxhi Bajraktari nga Deçani

Është pensionuar mësimdhënësi Haxhi Bajraktari nga Deçani. Njoftimin e ka dhënë shkolla e mesme "Tafil...

Sazan Ibrahimi: Në dy vitet e fundit, rreth 13 mijë nxënës më pak në bankat shkollore

Për dy vite mësimore në Republikën e Kosovës ka rreth 13 mijë nxënës më...

Shqiptarja Irma Kurti shpallet “Poetja e muajit” nga revista britanike “The seventh quarry”

Një tjetër vlerësim për krijimtarinë e poetes shqiptare, Irma Kurti, me banim në Itali,...

Nga Florent Selca: Finlanda model fiktiv i shkollave tona

Sa për ilustrim, sistemi ynë arsimor ka përzgjedhur si model njërin prej sistemeve më...