Kryesia e SBASHK-ut mbajti mbledhje të hënën ku i caktoi kandidatët për kryetar të Nivelit Komunal Sindikal të arsimit parauniversitar të komunave: Shtime, Viti, Rahovec, Klinë, Ferizaj dhe Nivelit Sindikal të Universitetit dhe Shkencës, për kuvendet të cilat do të mbahen gjatë kësaj jave dhe javës së ardhshme.
Kryesia aprovoi propozimet e këtyre kuvendeve për kandidatët për kryetar si, në Shtime: Pranvera Sylaj, Naim Zejna dhe Bekim Krasniqi. Në Viti: Makfirete Zuka, Osman Rrustemi dhe Shpend Zuka. Në Rahovec: Xhylsyme Shala, Hajredin Kadiri dhe Mehmet Kryeziu.
Në Klinë: Njomza Limanaj, Luan Berisha dhe Bekim Sinani. Në Ferizaj: Semran Mehmeti Shabani, Arben Xhokli dhe Erëza Lamaxhema si dhe në NSUSH: Flutura Demaku Zariqi dhe Afrim Qela.