Mblidhet Këshilli i shkollës “Sezai Surroi”, merren këto vendime

- Advertisement5 -

Shkolla “Sezai Surroi” në Bujanoc sot ka mbajtur mbledhjen konstituive të Këshillit, me çrast janë zgjedhur organet drejtuese.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollë:

- Advertisement -

U mbajt mbledhja konstituive e Këshillit të shkollës

Sot (13.01.2023.) është bërë konstituimi i Këshillit të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, ku u zgjodhën kryetari dhe zëvendëskryetari i këshillit.

Më parë është bërë zgjedhja e përfaqësuesve, të anëtarëve për Këshill të shkollës nga radhët e arsimtarëve, në mbledhjen e mbajtur më 05.12.2022.

- Advertisement -

Përfaqësuesit nga radhët e Këshillit të prindërve u zgjodhën në mbledhjen e mbajtur më 08.12.2022.

Tre anëtarët tjerë i propozoi vetëqeverisja lokale.

Kuvendi Komunal në mbledhjen e mbajtur më 23.12.2022, verifikoi mandatin e nëntë anëtarëve të Këshillit të shkollës.

Nga radhët e Këshillit të arsimtarëve janë:

• Muhamed Jashari, kryetar

• Vjollca Rexhepi, anëtare dhe

• Mensur Avdiji, anëtar.

Nga radhët e pushtetit likal janë:

• Fitim Murati, zëvendëskryetar

• Ismail Pajaziti, anëtar dhe

• Artan Zairi, anëtar.

Nga radhët e Këshillit të prindërve janë:

• Ali Latifi, anëtar

• Adile Isufi, anëtare dhe

• Afrim Haziri, anëtar.

Mandati i anëtarëve të Këshillit të shkollës është katërvjeçar.