Në shkollën “Abdullah Shabani” në Carralevë është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit të Arsimtarëve, ku janë trajtuar një sërë çështjesh me rëndësi për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe ngritjen e cilësisë në arsim.
Gjatë takimit, u diskutuan rezultatet e arritura nga nxënësit, sfidat në procesin e vlerësimit, si dhe rekomandimet e dala nga vizitat e inspektorëve rajonalë.
Po ashtu, në këtë mbledhje u morën vendime konkrete për formimin e ekipit për vlerësim të brendshëm, me synim përmirësimin e vazhdueshëm të punës në shkollë.
Në vijim, drejtoria e shkollës ka vlerësuar angazhimin e mësimdhënësve në arritjen e rezultateve të larta.

Njoftimi i plotë:
📌 MBLEDHJA E RADHËS E KËSHILLIT TË ARSIMTARËVE- DISKUTIME DHE VENDIME
✅ Këshilli i arsimtarëve mbajti mbledhjen e radhës, ku u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
🔹 Sfidat dhe vlerësimi i nxënësve (nota e parë 2025/2026) ✅
– U analizua arritshmëria e nxënësve
– U identifikuan sfidat gjatë procesit të vlerësimit
– U propozuan masa për përmirësim të rezultateve
🔹 Vizita e inspektorëve rajonalë ✅
– U prezantuan gjetjet kryesore
– U diskutuan rekomandimet për ngritjen e cilësisë
– U dakorduan hapa konkretë për zbatim
🔹 Formimi i ekipit për vlerësim të brendshëm ✅
– U përzgjodh ekipi përgjegjës
– U përcaktuan detyrat dhe përgjegjësitë
– U vendosën hapat e parë të procesit
🔹 Të ndryshme✅
– U trajtuan çështje organizative dhe pedagogjike
– U shkëmbyen ide për aktivitete në vijim
🤝Drejtoria e shkollës falënderon secilin mësimdhënës për punën dhe përkushtimin e treguar drejt arritjes së rezultateve të larta.