Mblidhet Këshilli Drejtues i shkollës “Naim Frashëri” në Banjë, merren këto vendime

- Advertisement -

Këshilli Drejtues i shkollës “Naim Frashëri” në Banjë, ka mbajtur sot mbledhjen konstituive  ku janë marrë edhe vendime.

- paragrafi 1 -

Me shumicë të votave u zgjodh për Kryetar të KDSH-së Faton Telaku.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Sot u mbajtë mbledhja konstituive e Këshillit Drejtues të Shkollës(KDSH), ku pjesëmarrës ishin anëtarët nga Këshilli i deritanishëm dhe anëtarët e Këshillit të ri.

Anëtarët e deritanishëm të KDSH-së shkëmbyen përvojat e tyre para anëtarëve të rinj të KDSH-së.

- Advertisement -

Kënaqësi e veçantë kur dëgjoheshin zërat nga të gjithë veç e veç për të vazhduar kontributin e mëtutjeshëm për avansimin e fushave të cilësisë së shkollës.

Drejtori i shkollës në shenjë respekti e falenderimi për kontributin e deritanishëm, të gjithë anëtarëve u dhuroi libra për kontributin e dhënë shkollës.

Ndërkaq, anëtarët e rinj të KDSH-së pranuan rregulloren e punës për mandatin e tyre 3 vjeçar, e që morën besimin e plotë nga Këshilli i Prindërve, Këshilli i Nxënësve dhe Këshilli i Mësimdhënësve.

Gjithashtu, në pjesën e dytë të mbledhjes, me shumicë të votave u zgjodh për Kryetar të KDSH-së z. Faton Telaku.

Sqarim:
Udhëzimi Administrativ (MASHT) Nr. 03/2016 Këshilli Drejtues i Shkollës, NENI 2:

1. Këshilli Drejtues i Shkollës është organi më i lartë këshilldhënës dhe vendimarrës në shkollë.

2. Anëtarët e Këshillit Drejtues të Shkollës janë persona që angazhohen PA PAGESË, të cilët përfaqësojnë dhe janë përgjegjës ndaj këshillit të prindërve, këshillit të nxënësve, komunitetit, qeverisjes lokale dhe qendrore të tatimpaguesve.