E diel, 24 Nëntor, 2024

Mblidhen SBASHK dhe Këshilli i Prindërve, paralajmërohen veprime sindikale nga mesi i shtatorit

- Advertisement1-

Përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të Kosovës vizituan të mërkurën Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), për të diskutuar gjendjen aktuale në arsim dhe mundësitë për zgjidhjen e kërkesave të anëtarësisë pa ndërmarrjen e veprimeve sindikale.

Në një njoftim për media, SBASHK bëri të ditur se në takim ishin të pranishëm kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, të cilët informuan Këshillin e Prindërve të Kosovës mbi sfidat me të cilat po përballet arsimi në vend.

- Advertisement -

“Kemi shqetësime të thella për qasjen e gabuar të Qeverisë ndaj sindikatave dhe ndaj dialogut, i cili po mungon dhe kjo ka krijuar pakënaqësi në radhët e anëtarësisë,” thanë përfaqësuesit e SBASHK-ut gjatë takimit, duke shtuar se janë shtuar zërat për veprime sindikale nëse nuk gjendet një zgjidhje për kërkesat legjitime të mësimdhënësve.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve, përfshirë kryetarin Besnik Dragusha, nënkryetarin Visar Islami dhe sekretarin Enver Balaj, shprehën mirëkuptim për shqetësimet e SBASHK-ut, por theksuan rëndësinë e vazhdimit të dialogut për të shmangur grevat.

“E kuptojmë situatën, por kërkojmë që të shtohen angazhimet për dialog në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e drejtë pa nevojën për veprime sindikale,” thuhet në njoftim.

SBASHK-u njoftoi se do të vazhdojë përpjekjet për dialog me institucionet, por nuk përjashtoi mundësinë e veprimeve sindikale nga mesi i shtatorit nëse dialogu nuk jep rezultatet e pritshme./AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Në Mitrovicë u mbajt testi për një grup të mësimdhënësve që e përfunduan trajnimin

SBASHK organizoi testin për një grup të mësimdhënësve nga qyteti i Mitrovicës, të cilët...

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...