E premte, 7 Shkurt, 2025

Mblidhen mësimdhënësit e Skenderajt, diskutojnë për një çështje të rëndësishme

- Advertisement1-

Në sallën e Asamblesë komunale në Skënderaj, është mbajtur diskutimi publik për “Projekt-Rregulloren për përzgjedhjen e mësimdhënësit të dalluar në komunën e Skënderajt”, shkruan Albanian Education.

Në këtë diskutim publik, njofton Drejtoria e Arsimit në Skenderaj se kanë marrë pjesë mësimdhënës/e dhe edukatorë/e nga shkollat e Skenderajt si dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

- Advertisement -

“Kjo rregullore ka për qëllim motivimin e mësimdhënësve në drejtim të avancimit të punës së tyre në procesin edukativo-arsimor, kryerjen e detyrave me përkushtim dhe shtimin e angazhimit të tyre për arritjen e pritshmërive dhe përmbushjen e objektivave”.

“Në këtë diskutim publik, është diskutuar dhe janë dhënë mendime e sugjerime të shumta për procedurat dhe kriteret për përzgjedhjen e mësimdhënësit të dalluar në nivel të Institucionit edukativo-arsimor dhe në nivel komune”.

“Pas këtij diskutimi dhe sugjerime të dhëna, kjo rregullore do të finalizohet dhe do të hyjë në fuqi së shpejti”, thuhet në njoftim. /Albanian Education/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Evans Drishti: Sindroma e një note dhe protagonizmi i një prindi

Disa prindër ushtrojnë presion mbi mësuesit për nota të larta, duke injoruar aftësitë reale...

Raimonda Sino: Material didaktik në lidhje me kriteret e vlerësimit të orës së hapur dhe të projektit kurrikular

Risitë në kualifikimin e mësuesve 2024-2025 fokusohen te vlerësimi i orës së hapur dhe...

Mitrovicasja Albulena Uka nis një sfidë të re profesionale në Qeverinë e New York-ut

Albulena Uka, një vajzë e talentuar nga Mitrovica, ka ndarë me krenari lajmin për...

OECD: Mësuesit shqiptarë më të keqpaguarit në Europë

Mësuesit shqiptarë janë ndër më të keqpaguarit në Europë, me pagat që janë dukshëm...