E hënë, 9 Shtator, 2024

Mbi 90 për qind e mësimdhënësve janë të vaksinuar

- Advertisement1-

Tridhjetë e nëntë shkolla janë duke e organizuar mësimin në skenarin e rikthimit dhe 22 në grupe.


Kështu ka thënë zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna në konferencën e rregullt, duke u bazuar në të dhënat e Inspektorit të Arsimit në Prishtinë.

- Advertisement -

Ajo është pyetur në lidhje me organizimet që janë duke u bërë në shkollat, ku do të organizohet procesi zgjedhor më 17 tetor.

“Planifikimi do të bëhet me institucionet e linjës. Për momentin nuk kemi një vendim rreth kësaj”, ka thënë ajo.

Maloku-Bërdyna u bëri thirrje nxënësve dhe mësimdhënësve që të respektojnë masat në fuqi.

“Për të vijuar me këtë skenar, ju bëjmë thirrje nxënësve dhe mësimdhënësve që të respektojnë të gjitha masat anti-COVID”, ka thënë ajo.

Më tej, ajo ka folur edhe për shpërndarjen e teksteve shkollore.

“Për klasat 3 dhe 8, këtë vit janë tekstet e reja. Ekipet e MASHTI-të sot kanë dalur në terren për të parë se si po shkon procesi i shpërndarjes së teksteve shkollore. Mbi 90 përqind e mësimdhënësve dhe stafit tjetër janë të vaksinuar”, ka shtuar ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit të shqetësuar me orarin e fëmijëve të vegjël në “Mihal Grameno”

Prindërit e nxënësve të shkollës “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë janë të shqetësuar për sigurinë...

E dhimbshme: Nxënësi nga Krusha e Madhe që ëndërronte të bëhej mjek, u vra nga forcat serbe më 1999

25 vjet më parë ëndrra iu ndal dhunshëm të riut Valon Hoti nga Krusha...

Këshillat që duhet të ndjekni: Zbuloni 10 karakteristikat e një nxënësi të mirë

Një nxënës i mirë nuk është vetëm fëmija që merr nota të mira!   Nxënësit që...

Alarmon një mësimdhënës nga Prizreni: Iku një javë nga fillimi i mësimit, nuk kemi ditarë

Një javë kaloi nga nisja e vitit të ri shkollor, por siç duket disa...