Mbi 65 mijë kosovarë e lanë punën në sektorin privat në 6 muajt e parë të këtij viti

- Advertisement -

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, ka thënë se deri në muajin qershor punën në sektorin privat e kanë lënë mbi 65 mijë punëtorë.

Azemi ka shtuar se ka mungesë të punëtorëve të kualifikuar të cilët për shkak të kushteve po obligohen të dalin jashtë vendit.

- Advertisement -

“Në vitin 2021 mbi 42 mijë përderisa në qershor të këtij viti ka kaluar numri mbi 65 mijë. Është numër i madh i mungesës së punëtorëve të kualifikuar, por megjithatë punëtorët e kualifikuar i kemi obliguar të dalin jashtë vendit”.

“Lëvizjet e punëtorëve po bëhen ne gjithë botën dhe më tutje. Tek ne po ndodh sepse me një pagë 170 euro dhe mos ofrimi i kushteve adekuate dhe shumë çështje tjera me ligjin e punës i bëjnë të pasigurt këta punëtorë”, ka deklaruar ai për EO.

“Punëtorët i kanë humbur synimet se do të bëhet mirë dhe orientimi i tyre është jashtë vendit për kushte më të mira”, ka thënë Azemi.