“Mbi 65% e shërbyesve civilë janë dëmtuar me ligjin e pagave”

- Advertisement -

Kryetar i Këshillit Drejtues të Bashkësisë së Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Ali Gashi, ka bërë të ditur që mbi 65 për qind e punëtorëve janë ndarë të pakënaqur me Ligjin e Pagave.

- paragrafi 1 -

“Ne si rezultat i grevës që erdhi si rezultat I të gjitha padrjetësive, gjendjes së rënduar ekonomike, gjendjes së papërmirësuar të pozitës së punëtorëve ndodhi që të kemi grevë”, ka thënë Gashi.

- Advertisement -

“Si kërkesë parciale që ishte te greva ishte hartimi dhe miratimi i Ligjit të Pagave dhe unë sot e them rrjedhimisht se pse është miratuar Ligji i Pagave. Tani që kemi filluar me zbatimin me saj ka jashtëzakonisht shumë telashe”.

“Unë po e them vetëm një infoirmatë që shumica absolute e shërbyesve civilë, pothuajse mbi 65 për qind e shërbyesve civilë janë klasifikuar në profesional 3 e që i bie paga të jetë 400 euro. Ky ligj gjatë zbatimit është vërejtur që është, ashtu siç kemi thënë ne sindikatat, i patrajtuar njëjtë, joprofesional, prandaj kemi thënë që mungesa e ekspertëve të sindikatave, të gjitha federatave sindikale në komisione gjatë hartimit të këtij ligji ka derivuar që ta kemi një ligj i cili tani gjatë zbatimit ka shumë turbulenca dhe rrjedgimisht së fundmi vetëm do t’i nënshtrohet ligjshmërië në Gjykatën Kushtetuese, e që ne jemi të bindur që të gjeturat tona do të kihen parasysh”. /klankosova