E hënë, 24 Shkurt, 2025

Mbi 6 mijë nxënës të infektuar me COVID-19 në shkollat e Kosovës, apelohet për vaksinim të fëmijëve mbi 12-vjeç

- Advertisement1-

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, ka treguar për situatën në të cilën gjenden shkollat në Kosovë, shkak i COVID-19.

Në një konferencë për media, Maloku-Bërdyna bëri të ditur se të infektuar me koronavirus janë 1489 mësimdhënës dhe mbi 6 mijë nxënës.

- Advertisement -

“Nga 23 mijë e 90 mësimdhënës, me COVID-19 janë 1,489 mësimdhënës. Nga 298 mijë nxënës, janë mbi 6 mijë të infektuar me COVID-19. Me skenarin rikthimi me prani fizike janë 672 shkolla, me skenarin A janë shtatë shkolla, me skenarin B janë pesë shkolla, ndërsa në skenarin C janë 90 shkolla”, tha ajo.

Po ashtu ajo bëri thirrje të të vaksinohen të gjithë fëmijët mbi 12 vjeç.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...