E martë, 25 Shkurt, 2025

Mbi 6 mijë nxënës e mbi 1 mijë mësimdhënës të infektuar me koronavirus në Kosovë

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se aktualisht pozitivë me COVID-19 janë 6.684 nxënës dhe 1.489 mësimdhënës.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po diskutohet për pandeminë COVID-19, ministrja Nagavci tha se rreth 90 shkolla po punojnë në mësimin në distancë (online).

- Advertisement -

“Nga 775 institucione edukative-arsimore janë 90 shkolla që punojnë sipas skenarit C. Ndërsa sa i përket rasteve aktive, sipas raportit të sotëm janë 1.489 mësimdhënës që janë pozitivë me virusin COVID, janë 187 persona që janë personel tjetër dhe janë 6.684 nxënës që janë pozitivë dhe aktualisht janë të izoluar”, tha ajo.

Ajo tha se situata nuk është e njëjtë në gjitha shkollat dhe komunat, prandaj kanë vendosur kriteret se kur një shkollë mund të shkojë në mësim online.

“Dallon situata nuk është njëjtë gjendja në gjitha shkollat dhe gjitha komunat. Kjo ka qenë arsyeja pse ne kemi marrë këtë vendim që të shqyrtohen rastet bazuar në evidencat që kanë në shkolla, duke bazuar edhe në kriteret. Nëse në një shkollë 5 për qind e nxënësve identifikohen si pozitiv atëherë e tërë shkolla kalon në mësimin nga distanca. Ndërsa nëse në një klasë janë një apo dy raste në një klasë atëherë ajo kalon në mësimin nga distanca”, tha ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...