E diel, 24 Nëntor, 2024

Mbi 6 mijë foshnje lindën gjatë pandemisë në Kosovë

- Advertisement1-

Që nga 15 marsi kur edhe ka filluar pandemia e deri më tani në Klinikën e Gjinekologjisë kanë lindur 6713 foshnje.


Virusi e ka vështirësuar dhe i ka venë në sfidë edhe shtetet më të avancuara me sistem shëndetësorë.

- Advertisement -

Ky virus ka shkaktuar vështirësi edhe në Kosovë për “gardianët” e shtatzënave në Klinikën e Gjinekologjisë.

Drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli në një intervistë për arbresh.info thotë se me paraqitjen e pandemisë kanë nda një repart COVID-19, i dedikuar për përfundimin e lindjeve, qoftë i lindjeve me prerja cezariane apo lindjeve normale.

“Kemi pasur një numër të madh të pacienteve me Covid19, kemi pasur 91 paciente të hospitalizuar në repartin për COVID-19 dhe një numër i madh i tyre kanë përfunduar lindjen, ku kemi 43 lindje të përfunduara, 26 prej tyre me prerje cezariane, kurse numri i pacientëve të tjerë janë trajtuar janë mjekuar dhe janë lëshuar nga klinika”, pohon ai.

Naxhie Mavriqi infermiere, ishte një “gardiane” tjetër në repartin e Gjinekologjisë, që nga fillimi i pandemisë ishte në krye të detyrës dhe afër grave shtatzëna.

“Si çdo here punëtoret shëndetësor i japin motiv dhe përkrahje pavarësisht pandemisë. Punëtori shëndetësor duhet me qenë sa më afër pacientit edhe me i dhanë përkrahje. Nuk ka qenë e lehtë gjatë kohës së pandemisë sepse jemi ballafaquar me shumë gjana, mirëpo i kemi tejkaluar. Gratë kur kanë ardhur këtu kanë pasur frik për shkak të virusit, por me përkrahjen tonë me afërsinë tonë ato e kanë larguar stresin”, deklaron Mavriqi.

Pacientja A.Xh, e cila e kishte përfunduar lindjen në Gjinekologji, tregon se ka pasur frikë të shkojë në Gjinekologji për shkak të virusit COVID-19.

- Advertisement -rrrrrrr

“Me të thanë të drejtën frikë kam pasur shumë për shkak të virusit. Po shumë mirë kom kaluar sidomos me motrat dhe doktoreshat që kanë qenë në sallë. Janë sjellë shumë mirë dhe janë kujdes shumë mirë për neve”, tregon ajo.

Janë një numër i madh i personelit mjekësor të angazhuar gjatë pandemisë që nuk ditën të lodhen dhe u angazhuan pa kursyer asgjë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...