E diel, 23 Shkurt, 2025

Mbi 24 mijë nxënës i nënshtrohen sot pjesës së parë të Testit të Arritshmërisë

- Advertisement1-

Mbi 24 mijë nxënës të klasave të nënta sot do t’i nënshtrohen pjesës së parë të Testit të Arritshmërisë, i cili do të mbahet në 176 qendra të testimit, ku të angazhuar për mbarëvajtje të këtij procesi janë rreth 1600 administrues.

Pjesa e dytë e testit do të mbahet më 14 qershor dhe nxënësit do të kenë mundësi që gjatë dy ditëve të përgjigjen në 200 pyetje, 4 lëndë në ditën e parë dhe 5 lëndë në ditën e dytë të testimit.

- Advertisement -

Nxënësit do të kenë në dispozicion dy orë për tu përgjigjur në pyetjet e parashtruara, për të cilat MAShTI shpreh bindjen se do të jenë në përputhje me atë çfarë nxënësit kanë mësuar gjatë shkollimit.

Duke qenë se i tërë procesi organizohet në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka kërkuar përgjegjësi nga të gjithë akterët e përfshirë në proces, si dhe respektim të plotë të rregullave të caktuara.

Sa i përket uljes së përqindjes së pikëve për regjistrim në shkolla të mesme të larta, nga 60 në 40 për qind, Nagavci është shprehur se qëllimi i vetëm ka qenë që nxënësit të mos penalizohen për punën që kanë bërë për nëntë vite, vetëm sepse gjatë ditës së testimit kanë mund të mos japin maksimumin.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...