E enjte, 5 Dhjetor, 2024

“Mbi 200 mësues në pritje të rrogës “

- Advertisement1-

Mbi 100 mësues në Korçë e Maliq janë ende në pritje të rrogës së qershorit. Kryetari i sindikatës së pavarur të mësuesve ka ngritur këtë shqetësim këtë të mërkurë para mediave ku ka thënë se ky është një shqetësim shumë i madh pasi shumë mësues mbajnë familjen vetëm me atë rrogë.

Trebicka tha gjithashtu se mësuesit nuk e kishin bërë publik rastin pasi kanë pasur frikë por i kanë kërkuar atij që të ngrejë zërin.

- Advertisement -

“Është diçka që jo vetëm mësuesit e Korçës dhe të Maliqit por kam marrë njoftim se edhe në disa rrethe të tjera ndodh por jo për pjesën më të madhe të mësuesve, është një pjesë e vogël si në qytetin e Korçës janë mbi 100 mësues që nuk kanë marrë ende rrogën e muajit qershor. Një pjesë e konsiderueshme do të thoja duke marrë parasysh edhe numrin e mësuesve në ZVA Maliq.

Nga kontaktet që kam bërë me drejtuesit e Zyrave Arsimore kam marrë dakordësinë që brenda ditës së sotme pritet të hidhet në thesar dhe nesër mendohet që mësuesit të marrin rrogën. Ka qenë një shqetësim me të vërtetë shumë i madh , unë si kryetar i sindikatës e kam marrë vesh vetëm ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit që mësuesit nuk kanë marrë rrogën, pra 9 ditë me vonesë.

Mësuesit kanë patur frikë dhe nuk e kanë bërë diçka të tillë për në media. Nga ajo që kam diskutuar me drejtuesit shkak është thesari që nuk ka para të gjenerojë nga Ministria e Financave te buxheti i arsimit. Nëndrejtorët e ZVA- ve janë duke pritur para kompjuterit për ti dhënë “ok”. Ne si sindikatë nuk mund ta imagjinojmë dot që një mësues që mban familjen me atë rrogë , madje ka shumë mësues që më kanë kërkuar të ngre zërin se kemi fëmijët pa bukë. Në ZVA-në Maliq nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Është hera e parë në qarkun e Korçës që vonohen rrogat”,-tha Leonard Trebicka, kryetar i sindikatës së pavarur të mësuesve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ndodh edhe kjo: Hajni vjedh ditarët e një shkolle, kapet nga kamerat e sigurisë

Jo rrallëherë shkollat fillore e të mesme në vendin tonë, janë cak i hajnave...

Nagavci: Kontratat kolektive nuk mund të diskutohen në kohë fushate

Sindikata e Arsimit ka protestuar duke kërkuar nga Ministria e Arsimit nënshkrim të kontratës...

Ymeri nga SBASHK-u: Kushdo që vjen në Qeveri do përballet me ne

Sekretari i përgjithshëm i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, ka thënë se kushdo që të vijë...

Mësimdhënësi nga Vushtrria, Hajdin Islami fiton çmimin “Babai i Vitit 2024” në Kosovë

Sot në Prishtinë është bërë ndarja e çmimit vjetor "Babai i Vitit 2024" në...