E premte, 20 Shtator, 2024

Mbi 2 milionë euro për Gjimnazin në Podujevë që s’u finalizua kurrë

- Advertisement1-

Objekti i gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë ka filluar të ndërtohet në vitin 2009, por edhe pse kanë kaluar 14 vjet, ky objekt ende nuk është finalizuar.

Ndonëse me shumë probleme në infrastrukturën e tij dhe pa pranim teknik, aty mësimi zhvillohet prej vitit 2016. Institucionet e arsimit nuk flasin për këtë projekt, kostoja e të cilit ishte planifikuar në afro 2.4 milionë euro
Kanë kaluar katërmbëdhjetë vjet prej kur ka nisur ndërtimi dhe gati shtatë prejse kanë hyrë nxënësit në të, por objekti i gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë nuk u krye kurrë.

- Advertisement -

Për shkak të mospërfundimit të punimeve, këtij objekti ende nuk i është bërë pranimi teknik. Zëvendësdrejtoresha Fatmire Fusha tregon se në çfarë kushtesh kishte nisur mësimi në këtë objekt në vitin 2016.

“Derisa ne mendonim se do mbetemi gjatë në gjimnazin e vjetër, menjëherë na ka ardhur një lloj vendimi, unë nuk e di prej kujt ka ardhur, vetëm se duhet brenda 24 orëve me dalë prej atij objekti në këtë objekt. Kur jemi futur këtu, ky objekt ka qenë me kushte minimale për mësim”, ka thënë Fusha.

Transferimi në objektin e ri ajo thotë se është bërë gjatë stinës së dimrit.

“Ka qenë minus temperatura edhe shumica e orëve janë mbajt në korridore. Kanë pëlcit gypat e ngrohje, ka dalë uji nëpër zyre, edhe në zyrën tonë në drejtori ka dalë uji. Pastaj ngrohja nuk ka funksionuar, kulmi ka pikë shumë. E kemi vërejtur se dritaret nuk kanë qenë si duhet, edhe sot e atë ditë kanë mbetur ashtu. Dritarja është shumë më e vogël sesa vendi i dritares”.

Zv.drejtoresha e gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” ka thënë se problemet e njëjta i kanë gati edhe sot.

“Tualetet e nxënësve gjysmake kanë qenë krejt. Për shembull diku ato kabinat që janë brenda janë kanë të ndara, diku s’janë kanë të ndara hiç. Diku ka pasë derë, diku s’ka pasë derë. Pak a shumë këto tualetet janë riparuar prej donatorëve të ndryshëm, nga Ministria. Me kulm kemi pasë problem shumë të madh që ende kemi, 3-4 herë është bërë intervenim, por s’është sanuar problemi. Atë problem e kemi ende. Në 7-8 vende ka lëshuar ujin me të madhe, tash kulmi e lëshon ujin në 2-3 vende”, ka theksuar ajo.

- Advertisement -rrrrrrr

Fusha me tej tregon se për shkak të rrjedhjes së ujit është dëmtuar dyshemeja. Në disa pjesë të shkollës edhe tash nuk funksionon energjia elektrike dhe se për 2-3 vjet shumë dhoma mësimi kishin shërbyer për kompaninë punëkryese si depo e materialit ndërtimor.

Sipas Fushës, janë bërë disa intervenime ku ka qenë e domosdoshme, por ende ka probleme.

KOHA ka dërguar pyetje në adresë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) që nga data 7 prill, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Ndërkohë, në një përgjigje të vitit 2017, zyrtarët e saj i kanë thënë KOHËS se po atë vit e kanë shkëputur kontratën me kompaninë punëkryese, duke mos i treguar arsyet. Vlera e kontratës për ndërtimin e këtij objekti ka qenë 2 milionë e 380 mijë euro. Por zyrtarët e MASHTI-t kishin thënë se kompanisë nuk i janë paguar të gjitha mjetet, me të cilat planifikonin të lidhnin një kontratë të re për përfundimin e punimeve, gjë që nuk ka ndodhur as tash.

Për shkak të cilësisë së dobët të punimeve stafi i shkollës është detyruar që hapësirat e dritareve t’i mbyllë me ngjitës letre. Zëvendësdrejtoresha Fusha ka treguar se një nxënëseje i ka rënë dritarja në kokë, e cila është dashur të trajtohet nëpër mjekë për shkak të lëndimeve. / KOHA

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...