Mbi 11 mijë prindër kanë aplikuar deri tash për subvencionim të librave shkollorë

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se që nga hapja e aplikimit sot, deri tash kanë aplikuar 11,900 prindër për t’u subvencionuar për blerje të teksteve shkollore.

- paragrafi 1 -

Nagavci njoftoi se aplikimi do të jetë i hapur deri në fund të muajit shtator, transmeton gazeta online Reporteri.net.

- Advertisement -

Po ashtu, tha se bashkë me Drejtoritë Komunale të Arsimit, po punojnë që t’i evidentojnë rastet kur prindërve nuk u dalin paratë në xhirollogari për çfarëdolloj arsye.