E shtunë, 18 Janar, 2025

Mbi 1000 fëmijë të infektuar dje në Kosovë

- Advertisement1-

1080 raste të reja me koronavirus në Kosovë janë regjistruar në grupmoshën deri 19 vjet.

Në grupmoshën 10-19 vjeç janë regjistruar 899 raste të reja, ndërsa atë 0 deri 9 vjet 181 raste të reja.

- Advertisement -

Në Kosovë sot është vendosur rekord i rasteve të reja me koronavirus, plotë 2708 me një shkallë pozitiviteti prej 24.99 për qind. Më së tepërmi raste të reja pozitive janë regjistruar në Prishtinë, 1035, pasuar nga Mitrovica 234 dhe Peja 215.

Sot në mbledhjen e Komitetit për menaxhim të pandemisë COVID-19 u tha se shkollat do të jenë të fundit që do të mbyllen.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka treguar se tetë shkolla aktualisht janë duke zhvilluar mësimin në distancë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...