E enjte, 27 Shkurt, 2025

Mbeti me vetëm tre nxënës, mbyllet një shkollë fillore në Kaçanik

- Advertisement1-

Në Kaçanik, një shkolle i është vënë dryni. Mbyllja e saj nuk ka të bëjë me mungesë kushtesh, por me mungesë nxënësish.

Mësuesi Besim Kuqi, shpjegoi ndjenjën e rëndë që pati më 1 shtator nga heshtja përgjithmonë e ziles në shkollën fillore në fshatin Kotlinë.

- Advertisement -

“Shkolla ka qenë e hapur në vitin 1948, por për shkak të emigrimit të popullatës shkolla është mbyllur. Në fshat kanë mbetur shumë pak familje dhe ato që kanë mbetur nuk kanë fëmijë për shkollë. Momentalisht janë vetëm tre nxënës, derisa pjesa tjetër janë shpërngulur”, ka deklaruar mësuesi Kuqi për transmetuesin publik.

Familjet e këtij fshati janë shpërngulur në Kaçanik, Ferizaj, por edhe jashtë vendit, duke bërë që shkolla të mbetet vetëm me tre nxënës. /RTK/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Para 128 vjetëve, u botua Abetarja e parë në gjuhën shqipe

Që në fillimet e lëvizjes për çlirim nga Turqia, çështja e alfabetit doli në...

Publikohet lista e Universiteteve më prestigjioze në botë, dominim tërësor amerikan në Top 30

Universitetet amerikane janë më të mirat dhe më prestigjiozet në botë. E thotë renditja e...

Albiona Shkodra, mësuese e përkushtuar që krijon një atmosferë të këndshme dhe bashkëpunuese

Albiona Shkodra, e lindur më 13.09.1975, ka filluar punën e saj më 01.04.2016 në...

Agron Spahiu, zgjedhet mësuesi i dalluar në shkollën “Mustafa Bakiu” në Prizren

Agron Spahiu, është zgjedhur mësimdhënësi më i dalluar i shkollës "Mustafa Bakiu" në Prizren,...