E diel, 19 Janar, 2025

Mbetet në duar të prindërve nëse duan t’i dërgojnë fëmijët, mësimdhënësit thonë se janë në shkollë

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit ka kërkuar që nga sot e shtunë të nis zëvendësimi i orëve të humbura dhe të mbahet mësim.

Por këtë po e kundërshton SBASHK pasi thotë se duhet të ketë marrëveshje të re me Ministrinë e Arsimit si dhe Këshilli i Prindërve.

- Advertisement -

Në një votim që është bërë e që është publikuar në rrjetet sociale e ku mban emrin e Këshillit të prindërve, thuhet se 94% e prindërve kanë votuar që fëmijët të mos shkojnë në shkollë të shtunën.

E gjitha ka mbetur në duar të prindërve nëse duan t’i dërgojnë apo jo nxënësit në shkollë, pasi mësimdhënësit sipas burimeve të Albanian Kids Education janë duke dalë në vendin e tyre të punës dhe duke respektuar vendimin e MASHTI-t.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka paralajmëruar të gjithë mësimdhënësit që nuk mbajnë të shtunave mësim se nuk do të kompensohen.

Ajo ka deklaruar se të shtunave kur parashihet kompensimi i orëve, inspektorët do të dalin në terren. /Albanian Kids Education/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...