E enjte, 21 Nëntor, 2024

Mbesin vetëm 3 nxënës – mbyllet shkolla në fshatin Kotlinë të Kaçanikut

- Advertisement1-

Fshatit Kotlinë, përpos disa banorëve, këtë vit i kanë munguar edhe fëmijët. Shkolla e vetme në këtë pjesë të Kaçanikut është mbyllur pasi në të kanë mbetur vetëm tre nxënës.

Nga Drejtoria e Arsimit në këtë komunë kanë treguar se fëmijëve të mbetur u është mundësuar transporti në shkollat e rrethinës, ndërsa nuk kanë përjashtuar mundësinë e mbylljes së shkollave të tjera.

- Advertisement -

Tash do duhej që muret të kumbonin nga përgatitjet për festat e nëntorit.

Por, brenda tyre tanimë gjenden vetëm ato që fëmijët e kësaj shkolle i lanë pas.

Numri i vogël i nxënësve ka bërë që shkollës “Naim Frashëri” në Kotlinë të Kaçanikut t’i vihet dryri.

“Në Kotlinë ka pasur mbi 200 nxënës në kohën kur unë kam qenë nxënës. Klasa ime ka pasur mbi 30 nxënës ndërsa kur kam fillu si mësues klasa me më shumë nxënës ka qenë 18. Me kalimin e kohës ka filluar rënia e numrit të tyre dhe vitin e fundit 2022-23, shkolla mbeti vetëm me 16 nxënës”, ka deklaruar Nezir Kuqi, ish-drejtor i shkollës.

Në fillimin e këtij viti shkollor, shkolla mbeti vetëm me 3 nxënës.

Fshati humbi shumë banorë gjatë luftës e gjallërinë që ia jepte shkolla tanimë nuk e ka.

- Advertisement -rrrrrrr

“Me mbylljen e shkollës gjallëria përfundoi në këtë vend. Tani edhe njerzit kur vinë për vizitë, çdo gjë është e vdekur, s’ka më gjallëri. Është diçka e vështirë ta përshkruash se si ndjehesh, një zbrastirë në vetvete”, vijon ai.

Në Kotlinë tani jetojnë vetëm tre familje. Televizioni Dukagjini i ka vizituar shtëpitë e tyre, por të premten ato ishin bosh.

Nga Drejtoria e Arsimit në Kaçanik i kanë treguar Dukagjinit se fëmijëve të mbetur u është mundësuar transporti në shkolla të tjera në afërsi.

“Prindërit janë pajtuar që fëmijët e tyre të shkojnë në Kovaçec dhe e bëjnë bartjen e tyre tash për tash me veturë të komunës”, ka deklaruar Zahir Doda, Drejtor i DKA-së në Kaçanik.

Për të njëjtën arsye, vitin e ardhshëm pritet të mbyllen edhe shkolla të tjera në fshatrat e Kaçanikut.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

SBASHK me njoftim të rëndësishëm për mësimdhënësit

SBASHK ka publikuar emrat e pjesëmarrësve nga Komuna e Mitrovicë për trajnimin "Aplikimi i...

Marshimi për vrasjen e 14-vjeçarit, shoqja e klasës së Martinit: Kemi humbur shokun e zemrës

Sot u marshua për 14-vjeçarin, Martin Canin, i cili u vra me thikë të...

Për Festën e Flamurit, më 28 nëntor do të jetë pushim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton nëpunësit e Administratës Publike se më 28 nëntor...

Mesazhi prekës i nënës së nxënësit 14-vjeçar që u vra: Martini ishte i mbushur me ëndrra e jetë, ia morën të dyja…

Këtë të enjte, qytetarë të shumtë kanë dalë në protestë, për vrasjen e 14-vjeçarit...