E martë, 21 Janar, 2025

Mbesa e Ismail Kadaresë: Nuk e njihja madhështinë e gjyshit

- Advertisement1-

Shkrimtari i madh, Ismail Kadare u përcoll sot për në banesën e fundit, në Tufinë.

Në ceremoninë e varrimit të Ismail Kadaresë folën dy vajzat dhe nipërit e mbesat e tij.

- Advertisement -

Mbesa e shkrimtarit, Doruntina, në një intervistë për RTSH tregon se Kadare, përtej madhështisë në publik, në familjen e tij ishte një njeri i thjeshtë, ndërsa ndan disa nga kujtimet më të bukura me gjyshin.

“Gjyshi im ka qenë gjithmonë një njeri shumë enigmatik, unë jam rritur në Paris dhe ka qenë vetëm gjyshi im, nuk e kisha parë këtë pjesën që sa shumë e quan edhe populli njeri enigmatik dhe serioz. Por edhe me seriozitetin që kishte na përcillte shumë dashuri në një mënyrë të veçantë siç e kishte ai dhe ashtu e kujtoj. Kur shkonim në shtëpi ishim si mbretër aty te gjyshi, na linte të lirë, asnjë rregull. Çdo fundjavë donte që të mblidheshim të gjithë për drekë dhe ne shkonim gjithnjë e hanim drekë të gjithë bashkë.”, thotë Doruntina.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

E rrezikshme: Disa nxënës rrezikojnë jetën e tyre që të marrin borë nga terasa e shkollës

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Musa...

Cineplexx mban aktivitet në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë – nxënësit fitojnë bileta falas

Kinemaja Cineplexx ka zhvilluar një aktivitet kulturor me nxënësit e klasave të katërta në...

Dritan Staro: Nivelet e mësuesve për zhvillimin profesional sipas Gabriel Diaz Maggioli

Shkrimi i përgatitur nga Dritan Staro bazohet në eksperiencën e Dr. Gabriel Díaz Maggioli....

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...