Mbërrijnë në bregdetin shqiptar mbi 130 anëtarë të SBASHK-ut



nder titull

- Advertisement5 -

SBASHK-u edhe këtë vit vazhdon me aktivitetin tradicional të dërgimit në bregdetin shqiptar të një numri të konsideruar të anëtareve e anëtarëve nga e tërë Kosova. “Bazuar në mjetet e akumuluara në fondin për pushim dhe rekreacion, këtë vit dërgohen 450 pushues në Kompleksin Turistik “Bonita”.

- paragrafi 1 -

Sot u nis grupi i dytë i pushuesve prej mbi 130 anëtarëve të SBASHK-ut, të cilët do të qëndrojnë deri më 1 korrik 2026 në pushimin e organizuar nga SBASHK. Ky pushim për mësimdhënës e kontribuues të mëdhenj në arsimin shqip të Kosovës i cili tashmë është bërë tradicional, organizohet në shenj falënderimi për punën dhe përkushtimin e tyre në edukimin e brezave të tërë.

- Advertisement - M1

Grupi i parë prej rreth 140 anëtarëve kishte shkuar të dielën e 21 qershorit, derisa këtë udhëtim tradicional e përmbyll grupi i tretë i cili udhëton me 1 korrik 2026 e që do t’i ketë mbi 150 pushues.

Kryetari i komisionit për përgatitjen e këtij aktiviteti, Ymer Ymeri tregon se pushuesit kanë shprehur përshtypje të shkëlqyera për ambientet e Kompleksit Hotelier ”Bonita” dhe për organizimin e këtij aktiviteti.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj përgëzon Komisionin përgaditor të këtij aktiviteti duke u shprehur i sigurt se ky aktivitet do të ketë rrjedhë të mbarë dhe se pushuesit me sjelljet e kulturuara do ta ruajnë figurën e punëtorit arsimor.

- Advertisement - m2

Shqip | English