Mbahet provimi pranues për studentët e rinj në Fakultetin Juridik, sivjet numër më i madh i aplikimeve

- Advertisement -

Fakulteti Juridik ka njoftuar se është mbajtur provimi pranues për studentët e rinj për vitin e ri akademik 2025-2026.

- paragrafi 1 -

Fakulteti Juridik, njofton se krahasuar me vitin e kaluar ka pas numër të madh të aplikimeve, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi:

MBAHET PROVIMI PRANUES PËR STUDENTËT E RINJ NË FAKULTETIN JURIDIK UP PËR VITIN AKADEMIK 2025/2026

Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, me datë 10 Korrik 2025, me fillim nga ora 09:00, është mbajtur provimi pranues për studentët e rinj, për vitin akademik 2025/2026, që krahasuar me vitin e kaluar ka pas numër të madh të aplikimeve!

- Advertisement -

Fakulteti Juridik ju uron suksese kandidatëve që kanë aplikuar për të fituar statusin e studentit.
Fakulteti Juridik-UP