E diel, 24 Nëntor, 2024

Mbahet për herë të parë shkolla verore për nxënësit shqiptarë në Kroaci

- Advertisement1-

Këshilli i mësuesve shqiptarë të Kroacisë organizoi prej 25-30 qershor 2022, në qytetin bregdetar Selce të Kroacisë, shkollën verore të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare, ku morrën pjesë 50 nxënës shqiptarë që ndjekin mësimin shqip sipas modeli C në shkollat tetëvjeçare të qytetit dhe prefekturës së Zagrebit, të Gjakoves dhe Osijekut, të shoqëruar nga mësues e asistentë.

Kjo shkollë u financua nga Ministria e Shkencës dhe Arsimit të Kroacisë sipas programit të hartuar nga Këshilli i Mësuesve Shqiptarë të Kroacisë dhe drejtuesja e shkollës ishte mësuesja Melita Oreshkoviq.

- Advertisement -

Kjo shkollë verore për nxënësit shqiptarë u organizua për herë të parë në Kroaci.

Nëpërmjet metodave të reja bashkëkohore fëmijët të ndarë në grupe vazhduan të mësojnë shqip me lojra gjuhësore, prezantime, shkrime tregimesh dhe shfaqje teatrale. Disa nxënes shkruan tregime, ndër to u shquan tregimet e nxënëseve Melita e Lina.

Gjithashtu fëmijët realizuan vizatime dhe piktura shumë të bukura e kreative me tematika si: Veshjet popullore shqiptare, Atdheu im dhe ilustrime të një përralle nën drejtimin e mësuesve Melita Oreshkoviq dhe Mendu Imerit. U shquan vizatimet e Alzanës, Ridolës, Arletës, Florës, Melitës, Arbërit, Omarit, Alinës, Diellzës, Florandit, Minirit, Tahirit, Aurorës, Larës, Armelës. Profesorja e muzikës Pranvera Shabani iu mësoi fëmijëve këngë shqiptare si: Kënga e gjyshes. Aktori Leonard Hamitaj punoi me fëmijët aktorë Shkodranin, Viton, Linën, Melitën, Florandin, Arbrin e Omarin me dramatizimin Çimi dhe roboti budalla.

Nxëneset Marta dhe Asja interpretuan pjesë nga libri Xhurica. Çdo mbrëmje në oborrin e kampit organizuam koncerte, ku fëmijët këndonin, vec korit të fëmijëve kënduan edhe talente të reja, vajzat Fjolla, Lara e Eltrina këngë shqiptare.

Ndërsa shfaqëm edhe filma shqiptarë si, Beni ecen vete e tjere, të cilët fëmijët i ndoqën me vëmendje. Për drejtimin e teknikës ishte caktuar nxënësi Florandi.

Nxënësit së bashku me mësuesit e tyre dhe dy asistentë shëtitën në qytetin e bukur bregdetar të Selces. Ndihmë të madhe gjatë shkollës verore dhanë edhe asistentet Besa e Sadifja. Së bashku si nje familje e madhe festuan edhe ditëlindjen e shokut të tyre Minir. Sipas programit nxënesit dhe nxëneset organizuam edhe lojra sportive në fushën e Shkolles Tetëvjeçare të Selces, ndeshje futbolli e lojra të tjera.

- Advertisement -rrrrrrr

Ditën e fundit organizuam ekspozitën me vizatime dhe piktura, punime te nxënësve dhe program artistik.

Në këtë shkollë verore nxënesit krijuan shoqëri të reja me shokë e shoqe nga qytetet e tjera. Shumë emocionues ishte momenti i ndarjes, nxënesit me njeri-tjetrin dhe me mësuesit u përqafuan, uruan pushime të gëzuara dhe mirëupafshim e mirë u takofshim ne shkollat e tjera verore!

Nga Melita Oreshkoviq

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...