Mbahet Olimpiada e Përbashkët e Gjuhës Shqipe për nxënësit e klasave të nënta nga shkollat e Prishtinës

- Advertisement5 -

Sot u mbajt Olimpiada e Përbashkët e Gjuhës Shqipe – faza e dytë (niveli komunal) për nxënësit e klasave të nënta nga shkollat e Komunës së Prishtinës.

- paragrafi 1 -

Në këtë garë të rëndësishme të dijes morën pjesë rreth 180 nxënës, të cilët dëshmuan përkushtim, njohuri dhe dashuri për gjuhën shqipe.

- Advertisement - M1

Me këtë rast, drejtori i Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, Samir Shahini, uroi nxënësit pjesëmarrës për rezultatet e arritura dhe i inkurajoi që të vazhdojnë me përkushtim edhe në fazat e ardhshme të garës.

Olimpiada synon të nxisë zhvillimin e kompetencave gjuhësore, kultivimin e shprehjes së drejtë dhe promovimin e vlerave të gjuhës dhe kulturës sonë.

Drejtoria e Arsimit falënderon nxënësit, mësimdhënësit dhe shkollat për angazhimin dhe mbështetjen në realizimin me sukses të kësaj gare, duke u dëshiruar suksese nxënësve që do të përfaqësojnë komunën në fazat e radhës.