Mbahet “Olimpiada e Matematikës”nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas

- Advertisement -

Drejtoria e Arsimit në Drenas dhe Shoqata e Matematikanëve të Kosovës sot kanë mbajtur Olimpiadën e Matematikës për klasat IX, X, XI, dhe XII.

Nga kjo garë do të caktohen përfaqësuesit e Komunës së Drenasit në “Olimpiadën e XV Matematikë” të Kosovës – OMK 2023.

- Advertisement -

Nga Olimpiada e Matematikës së Kosovës përzgjedhet ekipi prej 6 nxënësve që do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në
Olimpiadën Matematikë Ndërkombëtare.

Këto gara kontribuuojnë në përmirësimin e cilësisë në arsim, për të cilën mbetet e përkushtuar Drejtoria e Arsimit dhe Komuna e Drenasit.

Në një fjalë rasti, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Drenasit, Muhamet Gjoka urojë për suksese në garë gjithë nxënësit pjesëmarrës që ishin
80 të tillë këtë vit. Ndryshe drejtori Gjoka theksoi gatishmërinë e Komunës së Drenasit, të kryetarit Lladrovci për përmirësimin e kushteve për një arsim
cilësor në Komunën e Drenasit.