Në ambientet e Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren është mbajtur dje mbledhja e radhës me përfaqësuesit e prindërve të klasave XI dhe XII, ku morën pjesë përfaqësues nga të gjitha komunitetet që ndjekin mësimet në këtë shkollë, shkruan AlbanianEducation.net.
Takimi u zhvillua në një atmosferë bashkëpunuese dhe konstruktive, duke trajtuar disa tema me rëndësi për jetën shkollore dhe zhvillimin e proceseve arsimore. Gjatë diskutimeve, u analizua rrjedha e procesit edukativo-arsimor gjatë periudhës së parë të gjysmëvjetorit, u zgjodh përfaqësuesi i ri i prindërve në Këshillin Drejtues të Shkollës (KDSh) dhe u formua ekipi i prindërve për Vetëvlerësimin e Brendshëm të Shkollës (VBSh) për pesë fushat e cilësisë.
Njoftimi i plotë i shkollës:
Mbledhja me përfaqësuesit e prindërve të klasave XI dhe XII- ta në Gjimnazin ,,Gjon Buzuku”
Dje, në ambientet e Gjimnazit “Gjon Buzuku” u mbajt me sukses mbledhja e radhës me përfaqësuesit e prindërve të klasave XI dhe XII të të gjitha komuniteteve.
Në këtë takim u diskutua:
1️⃣ Rrjedha e procesit edukativo-arsimor gjatë periudhës së parë të gjysmëvjetorit,
2️⃣ Zgjedhja e përfaqësuesit të prindërve për klasat e XI-ta në Këshillin Drejtues të Shkollës (KDSh),
3️⃣ Formimi i ekipit të prindërve për Vetëvlerësimin e Brendshëm të Shkollës (VBSh) për pesë fushat e cilësisë,
4️⃣ Të ndryshme.
Në pikën e dytë, meqë përfaqësuesja e mëparshme nuk mundi të vazhdojë detyrën, për anëtare të KDSh-së u zgjodh znj. Naime Ukaj Gashi, me profesion mësuese.
Në ekipin e prindërve për VBSh u zgjodhën:
Znj.Imrana Sagdati
Z.Rrustem Temaj
Znj.Florenta Turtulla
Mbledhja u udhëhoq nga Koordinatori i Cilësisë, z. Vedat Shala, nën monitorimin e Kryetares së KDSh-së, znj. Zijnije Kaqaniku-Gurmani, dhe profesorit z. Milazim Kastrati.
Falënderojmë sinqerisht të gjithë prindërit për pjesëmarrjen, bashkëpunimin dhe kontributin e tyre të çmuar në proceset e shkollës.