Mbahet “Kuizi i Diturisë 2025” në shkollën “Ismail Luma” në Lipjan – finalja më 4 prill

- Advertisement -

Është mbajtur “Kuizi i Diturisë 2025” në shkollën “Ismail Luma” në Lipjan, ku ishte një garë të fortë mes 18 shkollave pjesëmarrëse, shkruan AlbanianEducation.net.

Ndërsa finalja do të mbahet më 4 prill ku më të mirët do të sfidojnë njëri-tjetrin.

- Advertisement -

🏆“𝐊𝐮𝐢𝐳𝐢 𝐢 𝐃𝐢𝐭𝐮𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝟐𝟎𝟐𝟓”🏆

Me mbështetjen e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Lipjan, është duke u realizuar një kuiz diturie, i cili për të dytin vit radhazi organizohet nga ShFMU “Ismail Luma” në Lipjan me stafin e saj të përkushtuar. Kjo shkollë, e njohur për angazhimin e saj në edukimin cilësor dhe aktivitete inovative, ka dëshmuar edhe një herë rëndësinë e saj si promotor i dijes dhe bashkëpunimit mes shkollave.

Dy ditët e para të Kuizit të Diturisë 2025 sollën një garë të fortë mes 18 shkollave pjesëmarrëse. Pas përballjeve plot pasion dhe dije, finalistët e parë të finales së madhe u shpallën ShFMU “Vëllëzërit Frashëri” dhe ShFMU “Haradin Bajrami”.

- Advertisement -

Përveç sfidës intelektuale, atmosfera u mbush me shoqërim, këngë e valle, duke e bërë këtë event një festë të vërtetë të dijes! 🔥

📍 𝐉𝐮 𝐟𝐭𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐚 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐡𝐞𝐧𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐥𝐞𝐧 𝐞 𝐦𝐚𝐝𝐡𝐞 04.04.2025 – 𝐤𝐮 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐢𝐫𝐞̈𝐭 𝐝𝐨 𝐬𝐟𝐢𝐝𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈𝐫𝐢-𝐭𝐞𝐭𝐫𝐢𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐢𝐭𝐮𝐥𝐥𝐢𝐧 𝐞 𝐟𝐢𝐭𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭! 🏆🥇🥈🥉