Mbahet Gara Komunale e Olimpiadës së Matematikës në Rahovec, fituesit marrin pjesë në Garën Republikane në Prishtinë

- Advertisement -

Drejtori i Arsimit në Rahovec, Avni Morina, ka njoftruar se në shkollën “Selajdin Mullaabazi-Mici”, sot u mbajt, Gara Komunale e Olimpiadës së Matematikës ndërmjet nxënësve më të mirë të matematikës, nga klasat 7, 8, 9, 10, 11 dhe 12, të të gjitha shkollave të komunë.

- paragrafi 1 -

Ai thotë se fituesit e kësaj gare, nga secila klasë, do të marrin pjesë në Garën Republikane, e cila do të zhvillohet më 16 nëntor 2024, në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Në ambientet e IAAP “Selajdin Mullaabazi-Mici”, u mbajt sot, Gara Komunale e Olimpiadës së Matematikës ndërmjet nxënësve më të mirë të matematikës, nga klasat 7, 8, 9, 10, 11 dhe 12, të të gjitha shkollave të komunës sonë.

Fituesit e kësaj gare, nga secila klasë, do të marrin pjesë në Garën Republikane, e cila do të zhvillohet më 16 nëntor 2024, në Prishtinë.

- Advertisement -

Suksese, të dashur nxënës!