Shkolla “Rilindja” në fshatin Dritan/Dobroshec të Drenasit ka mbajtur festën e Abetares, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
FESTA E ABETARËS – GËZIMI I PARË NË RRUGËN E DIJES
Ka festa që prekin zemrën, por pak janë si Festa e Abetares – një udhëtim magjik ku fëmijët tanë zbulojnë fuqinë e fjalës së shkruar, e prindërit dhe mësuesit përjetojnë krenarinë më të thellë.
Në SHFMU “Rilindja” Dritan/Dobroshec – Drenas, kjo festë mori jetë mes zërave të ëmbël të nxënësve të klasës së parë, që me pasion e gëzim treguan se tashmë dinë të lexojnë, të recitojnë e të ëndërrojnë përmes librit.
Mësuesja Vjosa Bunjaku, me përkushtimin dhe dashurinë për punën, i dhuroi publikut një shfaqje që preku zemrat e të gjithëve – prindër, gjyshër, miq e kolegë. Tingujt fëmijërorë dhe emocionet e sinqerta e kthyen këtë ditë në një kujtim të paharruar.
E veqant e kësaj feste edhe prezenca e maskotave ku i argetuan të vegjlit me disa personazhe për fëmijë
Urime vogëlushëve tanë për këtë arritje të parë kaq të rëndësishme! E për mësuesit – mirënjohje për dritën që përçoni çdo ditë. Sepse dituria është pasuria që nuk blihet, por fitohet.