E hënë, 25 Nëntor, 2024

Maturantja Sinoida Shkambi: Gjëja më e bukur ishte se unë u bëra nxënësja e mësuese Djanës

- Advertisement1-

Maturimi nuk ka prekur vetëm prag përfundimin e gjimnazit për Sinoida Shkambin, por edhe dashurinë dhe mirënjohjen që ajo ka për mësuesen e saj, Ardjana Kodhelin. Sinoida ka mundur të zgjedh disa fjalë falënderuese për “prindin e dytë”, siç e quan ajo, dhe letra e dedikuar është vërtetë frymëzuese…

Të flasësh për mësuese Ardjana Kodhelin është e vështirë, sepse duhen gjetur fjalët më të veçanta siç është ajo vetë. Tashmë kanë kaluar tri vite duke u bërë një pjesë e rëndësishme në jetën time dhe e kuptoj më mirë rëndësinë e shprehjes mësuesi është prind i dytë.

- Advertisement -

Në ditën e parë të gjimnazit kuptova se gjëja më e bukur ishte fakti se unë u bëra një nxënëse e mësuese Djanës. Ishte një dëshirë shumë e madhe duke marrë shkas nga fjalët e mrekullueshme që kisha dëgjuar nga nxënësit që ka pasur, dhe kjo dëshirë m’u realizua. Sot i kuptoj shumë mirë, sepse të gjithë e admirojnë atë si mësuese e për karakterin e saj, zemërgjerësinë, kujdesin që ka ndaj nxënësve, përkushtimin për të kaluar vetëm momente të bukura, kreativitetin e saj, inteligjencën, dijen e shumë gjëra të tjera që nuk kanë mbarim.

Sa herë që kam pasur një problem gjithmonë më ka dhënë një zgjidhje me plot dashuri. Sa herë kam bërë gabime më ka qortuar, por gjithmonë në mënyrën më të bukur.

Gjithmonë na ka mbështetur për pasionet që kemi dhe mësimet duke u bërë një shtysë shumë e madhe për të ecur përpara. Kjo është të jesh një mësuese ideale dhe prind i dytë, të ndihmosh nxënësin të ketë një karakter të fortë.

Tani po të drejtohem ty mësuesja ime: Je ndër personat më unikë që kam takuar deri më sot. Për mua je njeri me vlera dhe ideale të larta, e plotësuar në të gjitha anët. Të kërkoj falje për çdo herë që të kam mërzitur. Të falënderoj për këshillat dhe dashurinë që më ke dhënë. Do të doja të riktheheshim edhe një herë këto tri vite të bukura. Kur mendoj se edhe katër muaj kemi shkollë dhe largohemi do të më mungojnë shumë këshillat e tua. Gëzuar përherë 7 Marsin mësuesja ime e dashur! Është krenari që kam një mësuese të tillë.

Punoi: Sinoida Shkambi

shkolla “Adem Haxhija”, Postribë

- Advertisement -rrrrrrr

©Portali Shkollor-

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vdes profesoresha Xhyzide Ferzi nga Ferizaj

Ka vdekur profesoresha Xhyzide Ferzi nga Ferizaj. Njoftimin e ka dhënë gjimnazi "Kuvendi i...

SBASHK njofton nisjen e veprimeve sindikale: Protestojmë më 4 dhjetor – s’e përjashtojmë grevën

SBASHK ka njoftuar se kanë nisur me veprime sindikale, duke paralajmëruar protestë për 4...

Vdes mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri nga Prizreni

Ka vdekur mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri, nga Prizreni. Ajo edukoi breza të tërë,...

Nga Prishtina në Obiliq për të mësuar

Në Gjimnazin ‘’17 SHKURTI’’ në Obiliq po vijojnë mësimin nxënës edhe të kryeqytetit. Kjo...