Maturantët që duan Mjekësinë, testimi në Gusht

- Advertisement -

Për herë të parë, këtë vit të gjithë maturantët që do të aplikojnë nga data 29 Korrik deri në 3 Gusht për në universitet dhe do të zgjedhin degën e Mjekësisë, do i nënshtrohen testimit të pranimit të formatizuar të përgatitur nga ekspertë të universitetit të Kembrixh.

- paragrafi 1 -

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata thotë se maturanti do të marrë përgjigjen direkt në përfundim të testimit.

- Advertisement -

Testimit do i nënshtrohen edhe aplikantët nga trojet, por këta të fundit do e kryejnë atë në Shtator.

Gjata thotë se vitin tjetër do të shihet mundësia e rritjes së pëshes specifike të testimit, mbi 30 % që është këtë vit.

Këtë vit në Universitetin e Mjekësisë janë 450 kuota pranimi. /TVKlan