Maturantët protestë para ministrisë së Arsimit: Të përsëritet testi me zgjedhje

- Advertisement -

Maturantët në të gjithë vendin dhanë dje provimin e fundit të maturës shtetërore, lëndën me zgjedhje, ndërsa e konsideruan testin të vështirë.

- paragrafi 1 -

Sot maturantët janë mbledhur sot në protestë para Ministrisë së Arsimit ku kërkojnë ripërsëritje të testit.

- Advertisement -

Disa prej tyre që kishin zgjedhur lëndë me zgjedhje Biologjinë apo dhe Fizikën, shprehen se pyetjet ishin jashtë programit.

“Programi për provimin e Biologjisë ishte jashtë programit. Siç ishin ekosistemet. Nuk duam që të na falin pikë, pasi duam që të marrim vlerësimin e drejtë për atë ccka kemi punuar. Ne kërkojmë ribërjen e tekstit. Pikët që i përkasin pyetjeve jashtë programit, kërkojmë që të na eliminohen. Na u premtua se asgjë nuk do të jetë jashtë programit. Testi model nuk kishte lidhje me ato çka na u ofrua me testin e Maturës”, tha një maturante.

Një ditë më parë janë publikuar notat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe nga 29 731 maturantë pjesëmarrës në testim, vetëm 4 kanë arritur të marrin notën maksimale, 10. Rezulton nga të dhënat se 383 maturantë kanë marrë notë jo kaluese, ndërkohë që nota mesatare e përgjithshme është 7.45.