Maturantët nga Kroacia i bëjnë befasi kujdestares së klasës – i dhurojnë veturë

- Advertisement5 -

Një profesoreshë e Shkollës së Mesme Teknike në qytetin kroat të Zadarit ka marrë një befasi të jashtëzakonshme dhe mjaft emocionale në oborrin e shkollës, kur maturantët i zbuluan makinën që ia kishin blerë si dhuratë, në shenjë mirënjohjeje për punën katërvjeçare, durimin dhe edukimin që kanë marrë nga kujdestarja e tyre e klasës, raportojnë mediat lokale.

- paragrafi 1 -

​Maturantët, të cilët janë shkolluar për teknikë të aviacionit, e kanë organizuar së bashku këtë befasi të madhe, ndërsa profesoresha, siç mund të shihet edhe në videon e publikuar, ka mbetur pa fjalë dhe në gjendje shoku të plotë.

- Advertisement - M1

E gjithë aksioni ishte përgatitur në fshehtësi të rreptë, ndërsa momenti i dorëzimit të çelësave ishte i mbushur me emocione të forta.

Kur kujdestarja e klasës, Nina, kuptoi se çfarë po i dhuronin në të vërtetë nxënësit e saj, ajo mbeti e habitur dhe pothuajse pa fjalë, përderisa nëpër oborr jehonin duartrokitjet dhe thirrjet festive nga maturantët krenarë, shkruan portali „Morski.hr”.

- Advertisement - m2

​Pas një gjesti të tillë, nuk ka dyshim se kujdestarja e klasës, Nina, ka bërë një punë të shkëlqyer – para së gjithash, ka edukuar njerëz me zemër të madhe, shkruan portali lokal.

Shqip | English