Maturantët e shkollës së mesme të mjekësisë në Mitrovicë, “Dr. Xheladin Deda” hedhin kapelat e diplomimit

- Advertisement5 -

Maturantët e shkollës së mesme të mjekësisë në Mitrovicë, “Dr. Xheladin Deda”, përfunduan sot rrugëtimin e tyre në këtë shkollë.

- paragrafi 1 -

Në ceremoninë e diplomimit mori pjesë nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri.

- Advertisement -

Ai thotë se ishte i lumtur t’i shihte nxënësit e buzëqeshur nga suksesi i tri viteve shkollim.

Postimi i plotë:

Nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë të Mjekësisë “Dr.Xheladin Deda”, i hodhën sot kapelat.

- Advertisement -

Ata tani janë gati për ta vazhduar ëndrrën e shkollimit universitar, për t’u bërë kujdestarë të shëndetit tonë.

Isha shumë i lumtur të shihja nga afër fytyrat e buzëqeshura të këtyre nxënësve, që sot korrën sukseset e mbjellura për tri vite.