Maturantët e gjimnazit “Skënderbeu”, të lindur në vitin historik të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, përfaqësuan sot Gjeneratën e Pavarësisë në një ceremoni të veçantë që shënoi 18-vjetorin e shtetit të ri.
Në një atmosferë solemne, nxënësit prezantuan një program artistik të pasur me interpretim muzikor, recitime dhe prezantime kulturore, duke dëshmuar talentin, përkushtimin dhe dashurinë për atdheun.
Veshur në mënyrë solemne, ata reflektonin jo vetëm rritjen e tyre personale, por edhe rritjen e një shteti që ka ndjekur të njëjtin rrugëtim të guximshëm.
Njoftimi i plotë:
Maturantët tanë – Gjenerata e Pavarësisë! 🇽🇰
Nxënësit maturantë të gjimnazit tonë, të lindur në vitin historik kur u shpall pavarësia e shtetit tonë, Kosova – sot qëndrojnë krenarë si gjenerata që u rrit bashkë me shtetin e tyre.
Të veshur në mënyrë solemne dhe plot dinjitet, ata prezantuan një program të bukur artistik në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë, duke dëshmuar talent, përkushtim dhe dashuri për atdheun.
Kjo gjeneratë është simbol i shpresës, përparimit dhe së ardhmes sonë.
Urime dhe suksese të mëtejshme maturantëve tanë! 🌟
#Gjenerata2008 #Pavarësia #KrenariaJonë #ShkollaJonë