Maturantët e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, hedhin kapelat e diplomimit

- Advertisement -

Në një atmosferë festive dhe emocionuese, më 2 qershor 2025, në amfiteatrin e pishinës së Gërmisë u mbajt ceremonia e diplomimit të maturantëve të Gjimnazit “Sami Frashëri”.

- paragrafi 1 -

Përveç maturantëve, të pranishëm ishin edhe prindër të shumtë, mësimdhënës dhe mysafirë të nderuar.

- Advertisement -

Ceremoninë e nderoi me pjesëmarrjen e tij Kryetari i Kryeqytetit, z. Përparim Rama, i cili mbajti një fjalim frymëzues për të rinjtë, duke theksuar rëndësinë e arsimit dhe përkushtimin ndaj së ardhmes.

Fjalë rasti mbajti edhe drejtori i Arsimit, Samir Shahini, duke shprehur mirënjohje për punën dhe sukseset e arritura.Po ashtu na nderoj edhe nënkryetari Shkëmb Manaj.

Drejtori i gjimnazit, Betim Sylejmani, përshëndeti maturantët me fjalë të ngrohta urimi dhe krenarie, ndërsa Kryetari i Këshillit të Nxënësve, Drit Krasniqi, u drejtua me një mesazh falënderimi dhe shprese për të ardhmen.

- Advertisement -

Ceremonia kulmoi me momentin simbolik dhe emocional të hedhjes së kapelave nga maturantët – një shenjë e përfundimit të një kapitulli dhe fillimit të një rruge të re në jetën e tyre.